Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dorëzoi Flamurin Kombëtar Ekipit Kombëtar të Peshëngritjes, i cili do të përfaqësohet në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 5 deri më datë 15 Prill.

Nishani pas dorëzimit të flamurit të Briken Caljes u ka uruar suksese sportistëve të ekipit kombëtar të peshëngritjes duke shprehur besimin që do të arrijnë rezultate pozitive. Ekipi kombëtar i Peshëngritjes përbëhet nga 12 sportistëve, mes tyre dy sportiste femra, Romela Begaj dhe Fetije Kasaj.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj dhe presidenti i FSHP, Elez Gjoza.



d.b/shqiptarja.com