Zyra e shtypit e Presidentit të Republikës me anë të një komunikate për mediat ka sqaruar opinionin publik lidhur me “pushimet në jaht”. Presidenti duke mohuar të ketë kaluar pushime në një mjet lundrues luksoz, thekson se ditën për të cilët flitet ai e ka shfrytëzuar për të takuar emirin e Katarit.
Reagimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk ka qenë kurrë në jug të vendit duke pushuar në një jaht luksoz.
Ditën e shtunë, në datë 22 gusht 2015, Presidenti i Republikës ka pritur për një vizitë Babain Emir të Katarit, Lartësinë e Tij, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani në qytetin muze të Gjirokastrës ku e ka njohur mikun e veçantë me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historinë e Shqipërisë.
Zyra e shtypit të Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për këtë shpërdorim vulgar të medias për shërbime qeveritare.
Institucioni i Presidentit të Republikës rezervon të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për këtë shpifje dhe denigrim të figurës së Kreut të Shtetit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com