Presidenti Nishani nderon Kadarenë
me dekoratën e flamurit kombëta

Presidenti Nishani nderon Kadarenë<br />me dekoratën e flamurit kombëta
 Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me dekoratën e lartë “Flamuri Kombëtar” në Konferencën Ndërkombëtare me titull “Shekulli i Kadaresë”, ku morën pjesë dhjetëra përkthyes nga e gjithë bota. Studiuesja Floresha Dado ka çelur konferencën duke theksuar se “Shekulli i Kadaresë” është një metaforë e merituar, dhe “ne si studiues këmbëngulim në këtë vlerësim, edhe pse Kadare vetë na tha se është metaforë e ekzagjeruar”, tha ajo.

Presidenti Nishani gjatë ceremonisë së ndarjes së dekoratës së lartë tha se vepra e Ismail Kadaresë nuk i përket vetëm kombit shqiptar, është vlerë botërore. Nishani theksoi se për Ismail Kadarenë, megjithatë, ky është një vlerësim i vonuar. 

Gjatë konferencës studiuesit kanë folur për rolin që zë vepra e tij në Shqipëri dhe në botë. Kryetari i Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti tha ndër të tjera se Kadare është më i vlerësuari dhe më i interpretuari nga studiuesit e huaj. Ndërkohë akademik Ali Aliu tha se krijimtaria e tij është monumentale. Studiuesi Ali Aliu veçoi kontributin e madh të Kadaresë në veçanti për çështjen e Kosovës.

“Kadare ka qenë një zë i rëndësishëm me veprën e tij për çështjet më të mprehta të Kosovës në botë, duke i përcjellë Europës historinë e kombit të vet. Krijimtaria e Kadaresë përfshin mbi 40 vepra të përkthyera e të vlerësuara në botë. Vepra e Kadaresë është një dritë e ndezur e historisë së kombit të vet", tha kritiku i njohur i letërsisë Aliu.

Ndërsa studiuesi arbëresh Françesko Altimari u shpreh se vepra e Ismail Kadaresë është një dhuratë që ia fali popullsisë arbëreshe në kohën e izolimit nga diktatura.

Konferenca Shekulli i Kadaresë është kurorëzuar edhe botime të reja nga studiuesit e njohur për veprën e tij. Studiuesi arbëresh Matteo Mandala sapo ka botuar librin “Në studion Kadare”, ku i ka bërë një zbërthim të imtësishëm stilit të dorëshkrimeve të romanit “Dimri i vetmuar” që u censuruan në vitin 1973. Mandala tha se në këtë libër ka bërë një studim filologjik të dorëshkrimeve origjinale që ia ka dhënë vetë Kadare pas rikthimit pas 45 vjetësh në Shqipëri. 

Mandala thotë se në këtë studim ka vlerësuar stilin, si formë të lirisë së krijimtarisë se Kadaresë ne kushtet e veçanta të realizmit socialist.

“Nuk mund t’i themi që ishte disident, por me plot gojën themi se ai ishte një kundërshtues i vazhdueshme i metodës se realizmit socialist. Nëpërmjet lirisë së shkrimit, Kadare mundi t’u jap liri lexuesve shqiptarë”, tha Mandala. 

Ndër dhjetëra përkthyesit e Ismail Kadaresë të ardhur nga vende të ndryshme të botës ishte i pranishëm edhe përkthyesi francez Eric Faye. Ai e bëri Kadarenë një emër të dashur për lexuesin francez. I pyetur se pse përkthyesit dhe studiuesit e huaj kanë kaq shumë interes për veprën e Kadaresë, Faye tha për Report TV se Francës sot i mungon një shkrimtar si Kadareja.

Sigurisht që mbërritja e dhjetëra përkthyesve në Shqipëri është mbi të gjitha një homazh, një nderim që i bëhet Ismail Kadaresë. Ne në Francë nuk kemi shkrimtarë të përmasave të Ismail Kadaresë. Kemi shkrimtarë që kanë çmime nobel, por tek vepra e Kadaresë gjejmë dimensione që nuk i kemi të pranishme tek shkrimtarët që kemi në Francë sot”, tha Faye.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar