Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë një takimi të dielën paradite me banorët e Shishtavecit në Kukës, tha se "duket ta ndërtojmë të ardhmen në vendin tonë".
Duke folur për eksodin e shqiptarëve, kreu i shtetit iu bëri thirrje njerëzve të mos largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore.
"Duhet të flasim me qytetarët, t'i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t'u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre", është shprehur Presidenti Nishani, i cili ka shtuar se për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit.
Presidenti Nishani i bëri apel zyrtarëve të dalin nga zyrat e tyre e të takojnë banorët për ti bindur ata, që mos largohen nga Shqipëria./atsh/
/Shqiptarja.com