TIRANË, 12 Tetor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë sonte në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 5-vjetorit të krijimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, i cili pasoi Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.
Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, Kreu i Shtetit iu drejtua me një fjalë drejtuesve dhe anëtarëve të Bordit të këtij Fondacioni si dhe të ftuarve të shumtë ku bënin pjesë anëtarë të qeverisë, parlamentit, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të bashkësive fetare, sipërmarrës dhe të ftuar të tjerë.
Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e rëndësishëm të këtij Fondacioni në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. Falë edhe përpjekjeve të tyre, vijoi Nishani, Shqipëria ka mundur të ndryshojë në vijimësi imazhin e saj në botë.
"Pothuajse 20 vite, që nga viti 1995, kur Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve u vendos në Shqipëri, ky organizëm ka shoqëruar zhvillimet transformuese të jetës në vend. Madje, mund të them pa hezitim, ka ditur t'i paraprijë dhe t'i ndikojë pozitivisht ato, dhe kjo, falë investimeve strategjike në fusha të ndryshme ku Fondi ka marrë pjesë", tha Nishani.
Sipas tij "koha tashmë e ka provuar se investimet strategjike të kryera në sektorin bankar siç ishte ai në Bankën Amerikane të Shqipërisë, në sektorin e transportit përmes investimit në Aeroportin 'Nënë Tereza', në fushën e sigurimeve përmes investimit në Kompaninë SIGAL, janë jo vetëm histori suksesi në biznes, por të tilla investime kanë krijuar modele biznesi të suksesshme, njerëzore dhe transparente". "Jam i sigurt që modele të tilla i kanë shërbyer padyshim dhe partnerëve të tyre lokalë, qofshin ata administratorë publikë apo dhe sipërmarrës private", vijoi ai.
"Mjafton të shohësh qendrat urbane dhe të zhvillimit të biznesit në pedonalet e Shkodrës, Korçës, Beratit, së fundmi edhe të Krujës për të kuptuar ndryshimin që sjell ky Fondacion në koncept dhe mendësi. Gjithashtu, programi LEAD Albania apo dhe ai për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të pavarur në Butrint, si një nga qendrat e trashëgimisë kulturore të vendit, japin sinjale pozitive për rëndësinë që ky Fondacion i kushton brezit të ri të udhëheqësve shqiptarë si dhe për angazhimin afatgjatë dhe përkushtimin maksimal ndaj qytetarëve të Shqipërisë", tha më tej Nishani./m.m/
/Shqiptarja.com