Presidenti Nishani i cili ndodhet në SHBA ka zhvilluar edhe një intervistë për Zërin e Amerikës, i pytur rreth kritikave për një punë të dobët të KLD-së u shpreh se u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të mos bien pre e presionin politik.

Sipas Nishani politika përveçse në formën e presionit është prezente në KLD edhe në formën e korrupsionit në këmbim të favoreve.

Unë nuk e kam parë punën e KLD si të përsosur, jam munduar shpesh që ta inkurajoj që të jenë të përgjegjshëm, dhe e kam mbështetur angazhimin e tyre. Ka pasur një numër gjyqtarësh të cilët janë përjashtuar, ka edhe të dënuar. Ajo që kërkoj nga anëtarët e KLD është të dalin nga presioni i Politikë. Politika është prezente përmes presionit, por edhe korruptimit të anëtarëve të KLD në këmbim të favoreve.”- tha Nishani.