Nis më në fund akti final i plotësimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, gati gjashtë muaj pas plasjes së skandalit të vjedhjes historike të Thesarit, që solli largimin nga posti të guvernatorit Fullani dhe inspektores së përgjithshme Golemi. Pas një numri të madh takimesh të kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, presidenti i Republikës nxorri në publik tre emra, nga të cilët Kuvendi duhet të përzgjedhë një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, me perspektivë për ta zgjedhur më pas guvernator të Bankës së Shqipërisë. Kjo, pasi ligji i amenduar i BSH përcakton se emri i guvernatorit duhet të dalë nga Presidenca dhe të miratohet ose jo nga Kuvendi.
Emrat janë: Arjan Kadareja, Genti Sejko dhe Nik Markola. I pari ka mbaruar shkollën për inxhinier minierash në Shqipëri dhe ka qenë shtatë në Këshillin Mbikëqyrës të BSH, i zgjedhur nga mazhoranca e djathtë. I dyti ka punuar në Raiffeisen Bank dhe aktualisht është numri dy i Societe Generale, ndërsa i treti, një emër i panjohur për shqiptarët, duke qenë se punon në SHBA si ekspert financiar.
Nga emrat e mëparshëm të lakuar se do të hidheshin “në treg” nga zyra e Presidentit, si Marta Muço, Edvin Libohova, Xhentil Demiraj dhe Arjan Kadareja, për të cilët Nishani në një emission televiziv tha se nuk do të kandidonte asnjë prej tyre, në fakt ai ka përzgjedhur Kadarenë, si më të pranueshëm për PD-në. Ndërkohë, preferenca e qartë e deritanishme e PS-së ka qenë dhe mbetet Denada Prifti, për të cilën mazhoranca po ndryshon edhe ligjin e Bankës qendrore, duke lejuar që guvernatori të mund të jetë edhe qytetar i huaj dhe është pikërisht Prifti që mban nënshtetësi gjermane, pasi ka hequr dorë nga ajo shqiptare.
Ndërsa Prifti e Muço kanë një karrierë të gjatë në institucione financiare në Shqipëri dhe sidomos jashtë saj, të tre kandidatët e Nishanit duken jashtë kritereve që do të dëshironte mazhoranca parlamentare. Nga kjo mund të parashikohet se administrimi “ad interim” në Bankën e Shqipërisë mund të vijojë më tej, në rast se shumica parlamentare nuk merr masa drastike.
Ja cilët janë tre kandidaturat e Presidentit Bujar Nishani, dhe eksperiencat e tyre vitet e fundit
Arjan Kadare është një emër i njohur në fushën e ekonomi- financës në vend. Ai aktualisht është pedagog në një institut privat në Tiranë dhe më herët ka qëne anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

(Në foto Arjan Kadare, kandidat për Guvernator të BSH-së)
Genti Sejko është Zv/drejtor i një banke të nivelit të dytë në Tiranë

(Në foto Genti Sejko, kandidat për Guvernator të BSH-së)
Nik Markola është Drejtor – Menaxher i Field Point Bank & Trust Greenwich në Nju Jork, SHBA

(Në foto Nik Markola, kandidat për Guvernator të BSH-së)
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com