Presidenti Nishani u hap rrugën të
 huajve për kombëtaren shqiptare

Presidenti Nishani u hap rrugën të<br /> huajve për kombëtaren shqiptare
Futbollisti nga Nigeria Chukwuka Charles Samuel Ofojeh tashmë ka të drejtën legjitime të pretendojë për të luajtur në kombëtaren e Shqipërisë. Kjo sepse më datë 30 tetor me dekret të Presidentit të Republikës Bujar Nishani futbollistit nigerian, që luan aktualisht për Sopotin e Librazhdit, i është dhënë nënshtetësia shqiptare. Me dekretin nr. 9295 për dhënie të shtetësisë shqiptare Presidenti Nishani ua ka njohur këtë të drejtë 24 personave, ku një ndër ta është Chukwuka Charles Samuel Ofojeh. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për lojtarin afrikan vjen menjëherë pas debatit të para disa ditëve për një tjetër futbollist nigerian, Peter Olayinka, sulmuesin e Skënderbeut të Korçës, i cili shfaqi dëshirën për të luajtur për kombëtaren e Shqipërisë. Dëshira e nigerianit për të luajtur me kuqezinjtë ndezi një debat publik në opinionin sportiv për çështjen në parim: a duhet apo jo të luajnë futbollistë të huaj në kombëtaren tonë, ku një ndër zërat kundër ka qenë vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
 
Charles Ofojeh “veterani” i futbollit shqiptar
Futbollisti i pajisur dje me nënshtetësi shqiptare, Chukwuka Charles Samuel Ofojeh, i njohur më tepër vetëm si Charles Ofojeh, mund të quhet tashmë si një “veteran” i futbollit shqiptar. Mbrojtësi 30-vjeçar nga Nigeria ka ardhur në Shqipëri që në vitin 2008 për llogari të Apollonisë së Fierit. Që nga ajo kohë ai ka luajtur për disa skuadra shqiptare. Nga Apollonia kaloi tek Bilisht Sport, u rikthye në Fier më pas shkoi tek Tomori i Beratit nga ku në 2013 u rikthye në Kategorinë Superiore duke luajtur për Laçin. Në këtë sezon mbrojtësi nigerian luan sërish në Kategorinë e Parë për Sopotin e Librazhdit, që aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Grupin B të kësaj kategorie.
 
Të huajt në kombëtare
Ka kohë që në ambientet sportive në vendin tonë po debatohet rreth aktivizimit të lojtarëve të huaj në kombëtaren e Shqipërisë. Ndër vite ky debat është rindezur me spikatjen e ndonje futbollisti të huaj cilësor, i cili në vendin e origjinës nuk kishte shumë shanse për të luajtur me kombëtaren e tij. Rasti më i fundit është ai i nigerianit Peter Olayinka. Sulmuesi 19-vjeçar po shkëlqen me lojën e tij me Skënderbeun si në kampionatin shqiptar ashtu edhe në impenjimet europiane të kampionëve në fuqi, si në Champion league dhe në Europa League.

Këto paraqitje kanë sjellë idenë që lojtari afrikan mund të vishet kuqezi. Ide që në publik u hodh nga ish-futbollisti i njohur i kombëtares dhe Vllaznisë në vitet ’80, Fatbardh Jera. Edhe vetë sulmuesi 19-vjeçar e ka pranuar me kënaqësi nëse një gjë e tillë do të ndodhte, pasi përpara ka Francë 2016 dhe kurrsesi nuk mund t’i thuhet ‘Jo’ një eventi të tillë, por ka qenë presidenti i FSHS-së, Armand Duka ai që ia preu shpresat.

I kontaktuar nga gazeta ‘Shqiptarja.com’ për deklaratave të Fatbardh Jerës, Armand Duka u shpreh se është kundër një ideje të tillë, pavarësisht faktit se lojtari për të cilin bëhet fjalë është mjaft i talentuar. “Unë jam kundra lojtarëve të huaj në një ekip kombëtar. Lojtari në fjalë është një talent i madh, por ky është koncepti im, s’ka lidhje me individin”, tha ai. Sipas mendimit tim, vazhdoi më tej kreu i FSHF, “Çdo ekip kombëtar duhet që të shprehi kulturën, mënyrën e të emocionuarit, si jeton me humbjen, apo si feston kur fiton kombi i tij. Pra, edhe njëherë jam kundër të huajve në ekipin kombëtar”, u shpreh presidenti i FSHF-së.
 
Peter Olayinka
Sulmuesi i ekipit të Skënderbeut është bërë ‘mollë sherri’ edicionet e fundit, pasi futi në kaos tre ekipe dhe FSHF. Nigeriani i afruar në kampionatin shqiptar nga ekipi i Bylisit, por pas rënies nga kategoria të ekipit nga Ballshi, u futën në garë për të blerë kartonin e tij dy ekipe elitare Kukësi me Skënderbeun.

Presidenti i Kukësit Safet Gjici firmosi me lojtarin duke menduar se gjithçka ishte mbyllur, por sulmuesi nigerian firmosi edhe me Skënderbeun, ndërkohë që ishte në kontratë me si Bylisin, por edhe me ekipin e tij në atdhe në Nigeri nuk i kishte zgjidhur përfundimisht çështjet.

Nigeriani 19 vjeçar në fund të muajit janar u pezullua për 4 muaj nga Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare e Futbollit, për shkelje të rregullores së statutit, për shkak se në fillim të merkatos së verës ai kishte nënshkruar dy kontrata, fillimisht me Kukësin më pas me Skënderbeun dhe vetëm nga fundi i sezonit filloi të luante për korçarët.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna