Presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur një hap të madh drejt njohjes së të drejtave të homoseksualëve. Ai propozoi të premten Erik Faning, një homoseksual i deklaruar, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, hera e pare që ndodh diçka e tillë.
Përpara se të emërohet në këtë post Faning duhet të konfirmohet më parë nga Senati amerikan. Obama u shpreh me superlativa për të duke thënë se përvoja dhe angazhimi i tij do ta çojë përpara Ushtrinë Amerikane.
Faning ka shërbyer si nënsekretar i ushtrisë që nga qershori i këtij viti, ndërsa më parë ka qenë shef në stafin e Sekretarit të Mbrojtjes Carter si dhe ka vepruar si nënsekretar i Forcave Ajrore dhe Marinës Ushtarake.
Ky vendim i Obamas u vlerësua së tepërmi nga shoqata LGBT.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO