Ditën e sotme, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbajtën fjalime Presidenti Palestinez, Mahmoud Abbas dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Abbas tha gjatë fjalës së tij se zgjidhja me dy shtete e konfliktit me Izraelin do të vijë duke "ruajtur tokën" mbi të cilën do të themelohet shteti palestinez dhe duke mbrojtur popullsinë e tij.
Presidenti palestinez shton se "pushtimi ushtarak, zgjerimi i vendbanimeve, aneksimi dhe as terrorizmi i kolonëve" nuk mund të jetë një zgjidhje për zgjidhjen me dy shtete ose të krijojë siguri të qëndrueshme për rajonin.
"Ne nuk do të qëndrojmë në pritje, as nuk do të pranojmë çfarëdo që qeveritë e shtetit pushtues izraelit vendosin për ne", tha Abbas.
"Ata nuk kanë të drejtë të vendosin për ne", shtoi ai.
Abbasi bën thirrje për një "proces që i jep fund pushtimit" të Palestinës dhe që "garanton lirinë dhe vetëvendosjen" dhe paqen si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët.
'Nuk do të largohemi', tha ai.
Abbas e përfundon fjalimin e tij me një mesazh të drejtpërdrejtë për palestinezët.
"Ju keni pikturuar pamjen më të shkëlqyer të krenarisë dhe dinjitetit duke u mbështetur fort në tokën tuaj, unitetin tuaj dhe të drejtat tuaja legjitime", thotë ai.
"Ne nuk do ta lëmë atdheun tonë, nuk do ta pranojmë zhvendosjen dhe nuk do të lejojmë askënd të vendosë për të ardhmen tonë në emrin tonë. Ne vendosim vetë", theksoi Abbas.
Më tej Abbas tha se Palestina do të "zgjasë duart për një paqe të bazuar në legjitimitet ndërkombëtar" në mënyrë që të arrihet liria.
Nga ana tjetër, fjalimi i kryeministrit izraelit u prit me protesta pro-palestineze jashtë selisë së OKB-së dhe me ovacione brenda sallës.
Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut (NYPD) ka arrestuar rreth 100 persona që po protestonin kundër Netanyahut dhe dhunës së vazhdueshme izraelite në territoret palestineze, jashtë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara.
Ylli i Hollivudit, aktorja Susan Sarandon, ishte midis 100 personave të arrestuar, përfshirë figura të shquara politike dhe personazhe të famshëm të Nju Jorkut, të cilët u shoqëruan në Komisariat nga Policia, teksa po protestonin kundër Netanyahut.
Ndërsa një pjesë e delegatëve braktisën sallën në OKB, në shenjë proteste gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahut, një veprim që kryeministri izraelit e cilësoi si hipokrizi.
Netanyahu tha gjatë fjalës së tij në OKB se "të gjithë do të ishim të vdekur" nëse Izraeli dhe SHBA-të nuk do ta sulmonin Iranin dhe nuk do të shkatërronin "objektet bërthamore" të Iranit.
Kryeministri izraelit shtoi se shënjestrimi i Iranit ishte një nga "vendimet më të lehta që kam marrë ndonjëherë si kryeministër".
Ai më pas pretendon se Izraeli po mbron shumë nga vendet, delegatët e të cilëve "sapo u larguan nga kjo sallë".
Udhëheqësi izraelit i akuzon këto vende për "hipokrizi", sepse shumë nga udhëheqësit e tyre "na falënderuan privatisht që shkatërruam armët bërthamore të Iranit".
Netanyahu tha gjithashtu se disa vende të huaja kanë “shpenzuar miliarda dollarë për të përhapur gënjeshtra” rreth Izraelit.
Ai fillimisht kritikon Katarin, duke pretenduar se vendi strehon operativë të Hamasit dhe përpiqet të "shpëlajë trurin e mendjeve të të rinjve që të urrejnë Izraelin, të urrejnë Amerikën, të urrejnë Perëndimin".
Vendi i fundit që është bërë "një superpërhapës i gënjeshtrave antisemite", tha Netanyahu, është Turqia.
Një tryezë e rrumbullakët e nivelit të lartë mbi rimëkëmbjen e Gazës është mbajtur në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ministrja e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Katarit, Mariam bint Ali bin Nasser al-Misnad, tha në një postim në rrjetin social ‘X’ se takimi theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht planin e paqes në Gaza dhe për të lehtësuar vuajtjet e palestinezëve.
Ajo shtoi se tryeza e rrumbullakët trajtoi gjithashtu nevojën për "një rrugë të besueshme për krijimin e shtetit të pavarur palestinez".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë gjatë fjalës së tij në OKB se "të gjithë do të ishim të vdekur" nëse Izraeli dhe SHBA-të nuk do ta sulmonin Iranin dhe nuk do të shkatërronin "objektet bërthamore" të Iranit.
Netanyahu përmendi një fjalim që mbajti 14 vjet më parë, ku qëndroi në të njëjtin podium dhe “vizatoi një vijë të kuqe” ku “u zotua të parandalonte diktaturën vrasëse të Iranit nga zhvillimi i bombave atomike” dhe armëve bërthamore.
Netanyahu tha se shënjestrimi i Iranit ishte një nga "vendimet më të lehta që kam marrë ndonjëherë si kryeministër".
Ai më pas pretendon se Izraeli po mbron shumë nga vendet, delegatët e të cilëve "sapo u larguan nga kjo sallë".
Udhëheqësi izraelit i akuzon këto vende për "hipokrizi", sepse shumë nga udhëheqësit e tyre "na falënderuan privatisht që shkatërruam armët bërthamore të Iranit".
Netanyahu tha gjithashtu se disa vende të huaja kanë “shpenzuar miliarda dollarë për të përhapur gënjeshtra” rreth Izraelit.
Ai fillimisht kritikon Katarin, duke pretenduar se vendi strehon operativë të Hamasit dhe përpiqet të "shpëlajë trurin e mendjeve të të rinjve që të urrejnë Izraelin, të urrejnë Amerikën, të urrejnë Perëndimin".
Vendi i fundit që është bërë "një superpërhapës i gënjeshtrave antisemite", tha Netanyahu, është Turqia.
Qindra persona protestuan sot në New York, para fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Me pankarta në duar, protestuesit pro-palestinezë duke e cilësuar Netanyahun si një kriminel lufte, ata kërkonin që kryeministri Izraelit të mos lejohej të mbante fjalim në OKB.
Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut (NYPD) ka arrestuar rreth 100 persona që po protestonin kundër Netanyahut dhe dhunës së vazhdueshme izraelite në territoret palestineze, jashtë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara.
Ylli i Hollivudit, aktorja Susan Sarandon, ishte midis 100 personave të arrestuar, përfshirë figura të shquara politike dhe personazhe të famshëm të Nju Jorkut, të cilët u shoqëruan në Komisariat nga Policia, teksa po protestonin kundër Netanyahut.
Kryeministri izraelit ka mbajtur fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pak pas Presidentit palestinez Mahmoud Abbas.







Komente
Komento