Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, ka uruar përmes një letre  ish-Ministren Majlinda Bregu për zgjedhjen si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Këtë lajm e bëri te ditur Majlinda Bregu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Partive Popullore Evropiane.

Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të EPP dhe shpresëplotë për bashkëpunimin e mëtejshëm!, ka shkruar Bregu në Facebook.