Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, sot e ka anuluar vizitën e tij në Bosnjë, pasi një anëtar i presidencës tripalëshe të Bosnjë Hercegovinës, e kundërshtoi udhëtimin e tij, për shkak të arrestimit të ish-komandantit të myslimanëve të Bosnjës, lidhur me akuzat për krime lufte nga Serbia.

Vizita e Nikoliçit ishte parashikuar të realizohet nesër dhe do të ishte vizita e parë zyrtare e tij, prej vitit 2012.

Por, Bakir Izetbegoviq, anëtar mysliman i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, sot ka bërë thirrje që Nikolliç ta shtyjë vizitën e tij për shkak se në Zvicër është arrestuar Naser Oriq, komandant i myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, gjatë luftës ndëretnike në këtë vend në periudhën 1992-1995.

Oriq është arrestuar në Zvicër më 11 qershor.

Srebrenica është qytet, ku forcat serbe të Bosnjës i kanë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, në korrik të vitit 1995, që ishte masakra më mizore në tokën evropiane prej Luftës së Dytë Botërore.

Zyra e Nikolliqit tha se ai ishte detyruar t’i ndryshoj planet dhe do ta vizitoj Bosnjë Hercegovinën “kur të tre anëtarët e presidencës do të tregojnë unitet dhe gatishmëri”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)