Presidenti serb: E kemi gati
zgjidhjen me Kosovën

Presidenti serb: E kemi gati <br />zgjidhjen me Kosovën
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç tha se qeveria serbe e ka përgatitur zgjidhjen për Kosovën dhe pret që Serbia të marrë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, duke vlerësuar se në këtë pikëpamje nuk është e paketuar çdo gjë në dëm dhe në fatkeqësi të Serbisë.

Duke folur për RTS Nikoliç tha se në takimin me krerët shtetëror serbë është arritur një shkallë e lartë pajtueshmëri për platformën për Kosovën, duke njoftuar se për këtë dokument do të deklarohet edhe Kuvendi i Serbisë.

"Si President i Serbisë është e sigurt se kurrë nuk do të flas në Prishtinë, por duhet kërkuar zgjidhje. Unë nuk kam rënë nga qielli, ky problem këtu është me vite. Duhet gjetur zgjidhje dhe për këtë mendoj se jemi në rrugë të mirë të bindim fuqitë e mëdha të cilat këtë problem në një mënyrë e kanë lëshuar nga duart. Tani e kemi zgjidhjet të përgatitur, është e pakuptimtë të flitet për telekomunikacionin kur nuk e dini nëse e rregulloni ju pavarësinë e Kosovës ose jetën në Kosovë", ka thënë Nikoliç duke vlerësuar se nuk është çdo gjë e paketuar në dëm dhe në fatkeqësi të Serbisë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK