President i Serbisë Tomislav Nikoliç gjatë një vizite në jug të vendit përgjatë kufirit me Kosovën është informuar nga forcat ushtarake që situata aty është e qetë dhe e stabilizuar. Forcat ushtarake janë në gadishmëri dhe do ti përgjigjën çdolloj akti kërcënues në rast se është e nevojshme.

“Jemi gati dhe të vendosur kundrejt rreziku dhe akti kërcënues ndaj sigurisë tonë”- ka deklaruar presidenti Nikolic sipas gazetës serbe B92

Gjatë fjalës së tij presidenti ka thënë gjithashtu se detyra kryesore e ushtrisë është  të sigurojë vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë qëndrore.

Sipas burimeve shton gazeta presidenti ishte aty i veshur me uniform ushtarake, dhe është interesuar lidhur me kushtet ku qëndrojnë dhe stërviten ushtarët serbë.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)