Presidenti serb Nikoliç: Jemi të
shqetësuar për 'Shqipërinë e Madhe'

Presidenti serb Nikoliç: Jemi të<br />shqetësuar për 'Shqipërinë e Madhe'
Presidenti serb Tomisllav Nikoliç gjatë një interviste për mediat në Beograd pas takimit me shefin e UNMIK-ut shprehu shqetësimin për krijimin e “Shqipërisë së Madhe".
 
Serbia është e angazhuar në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, është e shqetësuar për qëllimet e dukshme të politikanëve të caktuar shqiptarë për të krijuar një Shqipëri të Madhe.
 
Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duhet të bëjnë lëshime dhe në këtë mënyrë të provokojnë dhe kërcënojnë, ata gabojnë
” ka deklaruar Nikoliç.
 
Gjithashtu ai theksoi se situata në Ballkan është tensionuar, por nuk mund të përshkallëzohet.
 
Reagimi i Nikoliç u referohet deklaratave të Ramës dhe Thaçit për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot