Presidenti sot nuk ka shpërndarë asnjë lajm të keq!

Presidenti sot nuk ka shpërndarë asnjë lajm të keq!

Presidenti Ilir Meta

Është  bërë zakon kohët e fundit që presidenti ynë poston në faqen e tij çdo lajm që i duket i keq për Shqipërinë. Do t’i mjaftonte një deklaratë OJQ-je, nga ato që i paguan opozita, apo gërmime në internet të stafit për artikuj negativë, që gjoja “ngrejnë alarmin” për kombin shqiptar, dhe presidenti i poston ato për t’u forcuar zërin.

Postimin e fundit që ka bërë në këtë stil, është një shkrim i revistës Monitor, që e nxjerr Shqipërinë vendin me “numrin parë në Europe për jetët e humbura nga COVID-19”, që në fakt, për fat të mirë është gënjeshtër.

Por të tilla postime janë axhendë ditore e stafit të presidentit.

Dje ka pasur një lajm të rëndësishëm, jo nga surrogatet që u referohet presidenti, por nga raporti i “Indeksit të Demokracisë” për vitin 2020, studim i “Intelligence Unit” (EIU), njësia më prestigjioze në botë për këtë fushë.

Sipas këtij studimi, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm duke u ngjitur dy shkallë më lart, nga renditja ku ka qenë, si “regjim hibrid”, e duke kaluar në një stad me gjithë vendet e Europës Lindore që janë anëtare të Bashkimit Europian e që klasifikohen si “demokraci me defekte”.

Sipas raportit në fjalë, në renditjen mes vendeve të rajonit, Shqipëria ka arritur të marrë 6.08 pikë.

Ajo që është e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se raporti ka përfshirë në studimin e tij dhe përgatitjet për zgjedhje dhe ligjin elektoral dhe e ka vlerësuar Shqipërinë edhe për atë që Ilir Meta dhe opozita pretendojnë se po na pengon të vlerësohemi nga Perëndimi, pra bërjen e një ligji me standarte perëndimore.

Ky klasifikim është ai që lexon Perëndimi për Shqipërinë dhe jo ato që lexon Ilir Meta në filxhanin e Monikës apo në rrethin e OJQ-ve apo gazetarëve që vetë i paguan dhe vetë i citon në Presidencë.

Presidenti duhet së paku për sy e faqe të dalë e të përshëndesë këtë pozicion të ri prestigjioz të Shqipërisë, ndërkohë që vendi pret hapjen e negociatave, dhe Qeveria ka arritur ta çojë atë me krenari në një kalsifikim me çdo vend tjetër të Europës, që është anëtar i Bashkimit Europian apo kandidat, siç është Serbia.

Dhe meqë nuk i bën dora ta shpërndajë një lajm të mirë për Shqipërinë, të paktën të ndalojë këta sharlatanët e Zenit që e sulmojnë, se zgjojnë kuriozitet të njerëzve e lexojnë se njësoj mërzitet opozita.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taipi: 04/02/2021 20:25

    O mero ,, po si mund te thote fjale te mire nje njeri qe i bie goja ere mut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë

Flamuri shqiptar për herë të parë në podiumin e Botërorit të Skive, Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s'e prisja vendin e dytë