Presidenti Thaçi: Të hetohen të gjitha
krimet para dhe pas luftës në Kosovë

Presidenti Thaçi: Të hetohen të gjitha<br />krimet para dhe pas luftës në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes 4 letrave drejtuar Kryeprokurorit ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të zbardhe dhe të gjykojë krimet para dhe pas luftës.
 
“Krimet e para dhe pas luftës në Kosovë dhe shkatërrimet e trashëgimisë kulturore presin që të marrin përgjigje.
 
Në letrën e parë theksova nevojën për të gjykuar hetimet gjatë luftës dhe të gjitha masakrat që janë kryer.
 
Në letrën e dytë sugjerova që vëmendje të krijohet për krimet pas lufte, si vrasja e vëllezërve Bytyci, përpjekja për atentat ndaj Ibrahim Rugovës dhe vrasja e disa personaliteteve.
 
Në letrën e tretë kërkova që vëmendje e veçantë t’i kushtohet krimit të dhunimit të grave dhe vajzave gjatë luftës.
 
Kjo plagë është mbajtur e heshtur, por duhet të vendoset drejtësi. Për të gjitha këto krime kosovarët kanë nevojë për drejtësi.
 
Në letrën e katërt e inkurajova zyrën e kryeprokurorit për zbardhjen e krimeve ndaj shkatërrimit të trashgimisë kulturore.
 
Mbi 40% e objekteve të fesë Islame janë shkatërruara nga ushtria serbe të urdhëruara direkt nga Beograd
i.

Paqja pa drejtësi nuk është e plotë, kam besim të plotë se organet e drejtësisë do të arrijnë që t’u japin përgjigje të gjitha cështjeve, pasi këtë presin të gjithë qytetarët e Kosovës” deklaroi Thaçi në një deklaratë për mediat.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri