Presidenti Thaçi takim me Papa
Françeskun dhe Michael Pence
 

Presidenti Thaçi takim me Papa<br />Françeskun dhe Michael Pence<br /> <br>
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Vatikan dhe më pas do niset drejt Uashingtonit.

Sipas mediave kosovare ditën e enjte ai do të pritet në një audiencë nga Papa Françesku.

Presidenti i Kosovës Thaçi, do të falënderojë Atin e Shenjtë për mbështetjen që i ka dhënë Vatikani popullit të Kosovës, në periudha të ndryshme dhe kontributin e tij në promovimin e paqes botërore.

Pas takimit me Papa Françeskun, presidenti Thaçi do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të pritet në takim nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence.
 
Njoftimi i plotë nga zyra e Presidetit të Kosovës, Hashim Thaçi:

Në këtë takim, presidenti Thaçi do të falënderojë Atin e Shenjtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës në periudha të ndryshme dhe rolin e tij  në promovimin e paqes në botë.
 
Presidenti Thaçi do të informojë Atin e Shenjtë për proceset politike në vend, pas krijimit të institucioneve të reja, për reformat e gjithmbarshme në sektorin e ekonomisë, arsimit dhe avancimin e drejtave të njeriut dhe komuniteteve.
 
Në këtë takim, presidenti Thaçi po ashtu do të bisedojë me Papa Françeskun për krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që synon përmbylljen e konfliktit shekullor dhe pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe popujve.
 
Pas takimit me Papa Françeskun, presidenti Thaçi do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të pritet në takim nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence.
 
Në këtë takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes të të dy shteteve tona. Presidenti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.
 
Presidenti Thaçi do të kërkojë po ashtu përfshirjen e SHBA-së në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot