Presidenti Thaçi: Ushtria brenda
vitit, askush s’mund të verë veto

Presidenti Thaçi: Ushtria brenda<br />vitit, askush s’mund të verë veto
Presidenti Hashim Thaçi, deklaroi se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj këtë vit. Ai u shpreh se do të tentojë që të bindë serbët që të jenë pjesë e procesit, por askush nuk mund të vendosë veto.
 
Kosova është vend i pavarur dhe Sovran dhe çdo vend sovran ka ushtrinë dhe synimi ynë, vizioni ynë është të jemi pjesë e NATO-s. Pa ushtri nuk ka partneritet për paqe dhe nuk ka NATO.
 
Ne do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë ushtri e të gjithë qytetarëve dhe një ushtri shumetnike për t’i shërbyer çdo qytetari, në çdo cep të vendit, për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
 
Ne do të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në koordinim të plotë me SHBA dhe NATO dhe do t’i shterrojmë të gjitha mundësitë për të diskutuar edhe me serbët.
 
Por askush nuk mund ta pengojë këtë proces deri në pafundësi dhe të vërë veto
” deklaroi ai për Top Channel.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë