TIRANE- Presidenti Bamir Topi dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu drekuan me njëri – tjetrin sot në mesditë. Ata janë takuar në një lokal përballë shtëpisë së kryeministrit Berisha dhe në ambientet përreth vilës luksove, "Diezel" për më shumë se dy orë janë parë eskorta e presidentit Topi dhe e kryediplomatit amerikan.

Ky është takimi i parë pas shumë kohësh mes Topit dhe ambasadorit amerikan, pas zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Kreu i shtetit përfundon më 24 korrik mandatin e tij si President, pas së cilës pritet që të marrë drejtimin e partisë së re “Fryma e re demokratike”. (Foto makinat ambasadorit Arvizu dhe presidentit Topi te parkuara prane lokalit)
(aq/shqiptarja.com)