TIRANE- Presidenti Topi firmosi sot ndryshimet në qeverinë Berisha. Presidenti në largim dekretoi Flamur Nokën në postin e ministrit të Brendshëm, duke zëvëndësuar në këtë post presidentin e sapozgjedhur Bujar Nishani.
Presidenti dekretoi gjithashtu shkarkimin e Edmond Haxhinastos nga posti i ministrit të Jashtëm dhe emërimin e tij në postin e ministrit të Ekonomisë, vend që mbeti bosh pas shkarkimit të ministrit të deritanishëm Nasip Naco. Haxhinasto do të mbajë dhe postin e zv/kryeministrit.
Presidenti ndërkaq dekretoi dhe shkarkimin e Petrit Vasilit si ministër i Shëndetësisë dhe emërimin në këtë post të Vangjel Tavo.
Edmond Panariti i cili deri tani ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, do të mbajë postin e ministrit të Jashtëm.
Dekretet e Topit vijnë pak ditë pas propozimeve të Kryeministrit Berisha, i cili zgjodhi që postin e ministrit të Brendshëm ta mbajë një deputet i partisë së tij, ndërsa lëvizjet në postet e tjera ministrore u diktuan nga aleati kryesor i tij, Ilir Meta.
Kreu i LSI-se propozoi këto lëvizje mes ministrive që mbahen prej përfaqësuesve të partisë së tij me argumentin se Zoti Petrit Vasili duhet të linte drejtimin e dikasterit të Shëndetësisë për të qënë më pranë punës organizative në parti në prag të Kongresit Zgjedhor të LSI.
(jd/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com