Presidenti Bamir Topi ndodhet ne Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e 15-të Ekonomik Euro-aziatik. Presidenti do t'i drejtohet te pranishmeve ne samit me nje fjale, e cila do te perqendrohet te zhvillimet më të fundit në Shqipëri.
TIRANE-Presidenti Bamir Topi ndodhet ne Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e 15-të Ekonomik Euro-aziatik në Stamboll me ftesë të Drejtuesit të Fondacionit “Marmara”, Dr. Akan Suver. Autoritetet të larta të vendeve evropiane e aziatike, do te jenë të pranishëm në këtë samit, si edhe drejtues e përfaqësues organizatash të rëndësishme amerikane, franceze, gjermane, ruse, angleze, zvicerane, etj, si dhe mjaft biznesmenë. Presidenti Topi do të marrë pjesë në seancën e veçantë të Izmirit të krerëve të shteteve të ftuar në Samit, në ‘Seancën e Presidentëve’, me temë: “Uria, varfëria, papunësia”, gjatë së cilës, do të flitet edhe për zhvillimin e mëtejshëm të perspektivave të përbashkëta mes vendeve evropiane e aziatike, fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe shtimin e bashkëpunimit. Presidenti Topi do të mabjë edhe një fjalë përshëndetëse mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri si dhe mbi situatën e vështirë ekonomike e financiare globale. (jd/shqiptarja.com)