Presidenti Topi nis vizitën
zyrtare në Kata

Presidenti Topi nis vizitën<br />zyrtare në Kata
KATAR - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të një delegacioni zyrtar në përbërje të të cilit janë edhe përfaqësues të rëndësishëm të sipërmarrjes shqiptare, u nis sot për vizitë dyditore zyrtare në Shtetin e Katarit, me ftesë të Emirit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani.
Siç njofton zyra e shtypit e presidencës, gjatë qëndrimit në Shtetin e Katarit, Kreu i Shtetit, Bamir Topi, do të pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin Mbretëror dhe do të zhvillojë një takim të veçantë me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, si dhe me autoritete të tjera të larta. Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen çështje të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dy vendet tona, mbi konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kryesisht në fushën e turizmit, shëndetësisë, sektorit të naftës e gazit, etj, si dhe mbi mundësitë e shtimit të investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

80 vite nga gjenocidi ndaj çamëve, kreu i PDIU, Idrizi: Greqia shkel mbi viktimat dhe bën hero kriminelët

80 vite nga gjenocidi ndaj çamëve, kreu i PDIU, Idrizi: Greqia shkel mbi viktimat dhe bën hero kriminelët