TIRANE- Presidenti Bamir Topi priti sot në një takim ambasadorin izraelit në Shqipëri, David Cohen. Temë e takimit ishin marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vullneti i përbashkët për të ecur përpara.

Gjithashtu në takim u përshëndet hapja e ambasadës izraelite në shqipëri, si një mundësi për zgjerimin e marrëdhënieve në sektorët dhe në burimet e jashtëzakonshme që ofron Shqipëria për investime.

Ambasadori izraelit, Cohen i dorëzoi presidentit Topi, ftesën e presidentit Shimon Perez për të marrë pjesë në konferencën e 4-të presidenciale, “Përballja me të nesërmen” që do të mbahet në Jeruzalem më 19-21 qershor 2012, nën kujdesin e presidentit izraelit. Ftesa u pranua me kënaqësi nga presidenti Topi.

(b.a/shqiptarja.com)