Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dalë nga spitali gjatë mbrëmjes së djeshme. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Trump paralajmëroi se së shpejti do të dilte nga spitali pasi ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pas infektimit me koronavirus.
"Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore sot në 6:30 pasdite. Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë", shkruante Trump.
Mjekët kanë qenë optimistë për kurimin e Trump, ndërkohë që ai do të vazhdojë mjekimin në Shtëpinë e Bardhë.