Donald Trump 'zbarkon' në Japoni

Donald Trump 'zbarkon' në Japoni

Presidenti i SHBA Donald Trump ka filluar një vizitë katër ditëshe shtetërore në Japoni. Që në takimet e para, presidenti hodhi thumba në adresë të Japonisë për disbalancën tregtare mes dy vendeve. Trump u bëri thirrje sipërmarrësve japonezë të investojnë në Amerikë duke thënë se nuk ka moment më të mirë se ky për të bërë biznes me Amerikën.

Sapo mbërriti në Tokio, presidenti mori pjesë në një pritje me biznesmenë amerikanë e japonezë në rezidencën e ambasadorit amerikan. Vizita synon të theksojë lidhjet e forta mes dy vendeve si dhe miqësinë mes Presidentit Donald Trump dhe Kryeministrit Shinzo Abe, megjithëse në këto momente janë acaruar tensionet lidhur me mosmarrëveshjet tregtare.

Kryeministri Abe ka planifikuar një pritje elegante ceremoniale për të nderuar Presidentin Trump. Analistët thonë se marrëdhënia personale mes dy udhëheqësve është një ndër arsyet përse Japonia nuk e ka ndjerë rëndë goditjen e tarifave që ka vënë në zbatim administrata Trump kundër partnerëve të tjerë tregtarë të Amerikës.

Nesër dy udhëheqësit do të luajnë golf së bashku, para se të ndjekin një ndeshje sumo.

Të hënën Presidenti Trump do të bëhet udhëheqësi i parë botëror që takohet me Perandorin Naruhito i cili hipi në fron një muaj më parë. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri