Presidenti Trump lëshon një tjetër paralajmërim: Ndaloni vrasjen e popullit tuaj të madh iranian!

Presidenti Trump lëshon një tjetër paralajmërim: Ndaloni vrasjen e popullit tuaj të madh iranian!

Presidenti Trump

1578429524_DonaldTrump.jpg

Presidenti Trump shkoi në Twitter këtë mëngjes për të paralajmëruar liderin iranian pas një serie demonstrimesh anti-qeveritare në Teheran të Shtunën.

"Mijëra tashmë janë vrarë ose burgosur nga ju, dhe Bota po shikon. Më e rëndësishmja, Sh.B.A po shikon.

Kthejeni përsëri internetin dhe lini gazetarët të bredhin të lirë!

 Ndaloni vrasjen e popullit tuaj të madh iranian!", u shpreh Trump.

Trump postoi një shkrim të ngjashëm  pasditen e djeshme duke udhëzuar Iranin të lejojë grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte nga terreni në protestat e vazhdueshme nga populli iranian.

 Disa nga protestuesit  mund të dëgjohen duke brohoritur "Khamenei ka turp. Lëreni vendin", pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u kishte kërkuar Forcave të Armatosura të Iranit që të hetojnë mangësitë e mundshme që çuan në rrëzimin e një aeroplani të pasagjerëve ukrainas të Mërkurën.

“Për popullin e guximshëm dhe të vuajtur të Iranit, unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i mandatit dhe administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne jemi duke përcjellë protestat tuaja me vëmendje dhe jemi të inspiruar nga guximi juaj”, tha Trump në Twitter.

Ai shtoi se Tehrani duhet të lejojë organizatat për të drejtat e njeriut të monitorojnë mbarëvajtjen e protestave.

“Nuk mund të ketë një masakër të protestave paqësore, apo ndalim të qasjes në internet. Bota po ju shikon”, shtoi ai.

Sipas CNN, komentet e Trumpit vijnë pasi qindra protestues u mblodhën në disa pjesë të Tehranit për të kërkuar drejtësi dhe dorëheqje të qeverisë.

Postimi i Trump


Lajmi kryesor:

Dita dytë e protestave për rrëzimin e avionit ukrainas/ Parrulla: 'Nuk është Amerika, armiku ynë është këtu!', Trump në mbështetje të tyre (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr