Presidenti amerikan, Donald Trump është duke planifikuar një urdhër të ri ekzekutiv, me qëllim ndalimin e subjekteve të huaja apo individëve, të cilët tentojnë ose janë zbuluar se kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Sipas raportimeve të Reuters, urdhri mund të bëhet i ditur më 12 shtator.

Ndërsa, një zyrtar amerikan i ka thënë Reuters se sanksionet do të shënjestrojnë persona, apo kompani të tëra që janë akuzuar për ndërhyrje në zgjedhje, përmes hakimit apo manovrave të tjera.

Vendimi i Trump përkon me agjencitë e inteligjencës, ushtrinë dhe zbatimin e ligjit duke u përgatitur për të mbrojtur zgjedhjet e kongresit të 6 nëntorit nga sulmet e huaja të parashikuara. Por ende nuk është bërë e qartë, nëse Rusia do të përfshihet në sanksionet e reja.