Presidenti Trump sulmon ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Bolton

Presidenti Trump sulmon ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Bolton

Presidenti Donald Trump ndërmori sot sulmin më të ashpër deri tani ndaj ish-këshilltarit të tij të sigurimit kombëtar John Bolton, i cili në një dorëshkrim të librit të tij ende të pabotuar, thotë se Presidenti Trump luajti rol qendror në fushatën e presioneve me motive politike ndaj Ukrainës.

Presidenti Trump tha në Twitter se vite më parë zoti Bolton "nuk mori dot miratimin si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara dhe që nga ajo kohë nuk merrte dot miratim për asgjë.” Ai, shkruan presidenti Trump, “më lutej për një post që të mos kërkonte miratimin e Senatit.”

“Nëse do të kisha dëgjuar atë, shkruan Presidenti, ne do të ishim sot në Luftën e Gjashtë Botërore.”

Presidenti Trump shkruan se zoti Bolton, i cili e la postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare në shtator, "menjëherë pas kësaj shkroi një libër të pandershëm dhe të pavërtetë me informacione të klasifikuara. Si mund ta bëjë dikush këtë?” - pyet Presidenti.

Siç njofton gazeta Nju Jork Tajms, në dorëshkrimin e tij, zoti Bolton e kundërshton versionin e dhënë nga Presidenti Trump për çështjen e ndihmës ushtarake prej 391 milion dollarësh ndaj Ukrainës. Sipas gazetës, ai thotë se presidenti e bllokoi ndihmën deri sa Ukraina të fillonte hetimet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter../VOA

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027! Hasani: Kemi nisur bashkëpunimin me stafin e Aleancës! Bilanci i diplomacisë shqiptare në vitin 2024