Presidenti turk dje në Athinë, mediat greke për protokollin e sigurisë të Erdogan: Nga truproja ‘hije’ deri tek 47 leje armësh

Presidenti turk dje në Athinë, mediat greke për protokollin e sigurisë të Erdogan: Nga truproja ‘hije’ deri tek 47 leje armësh

Truproja i Erdogan në aeroport

Ditën e djeshme, presidenti turk Erdogan zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku u prit nga kryeministri Mitsotakis dhe krerët më të lartë të shtetit për të konfirmuar një kapitull të ri në marrëdhënien mes dy vendeve.

Por masat e shumta të sigurisë ishin ato që tërhoqën vëmendjen gjatë gjithë vizitës së Erdogan në Athinë. Nga truproja e tij shtatlartë që nuk i ndahej për asnjë çast që në momentin që zbriti në aeroportin  “Eleftherios Venizelos” deri tek 47 leje armësh ishin disa prej masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sigurisë së presidentit turk.

Mediat greke shkruajnë se oficerët e të gjitha shërbimeve policore në Athinë u angazhuan për t’u siguruar që çdo gjë të shkonte mirë gjatë vizitës së Erdogan. Snajperët ishin vendosur në pika kyçe në Pallatin Presidencial me kontrolle nga qen të trajnuar posaçërisht deri pak para mbërritjes së Erdoganit në Herodos Attikou për takimin e tij me Katerina Sakellaropoulou dhe Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimit që ky i fundit pati me Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin grek, nuk gjetën dakordësi për çështjen e Qipros dhe ranë dakord që dialogu të rifillojë aty ku u la në 2017-ën.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje

VIDEO/ Rey Manaj e bën 'baltë' në Turqi, detyron Federatën të reagojë dhe të hetojë! Sulmuesi i Kombëtares kërkon falje