"Ai, 'Dominuesi' (Al-Kahrar), e shtyptë dhe shkatërroftë Izraelin." Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e deklaroi këtë, duke përdorur një nga emrat e përdorur në Islam për të përshkruar Zotin: Kahrar, që mund të përkthehet si "Dominuesi" ose "ai që nënshtron". Siç raporton Anadolu, udhëheqësi turk i bëri këto komente pas lutjeve të së premtes në një xhami në Rize, qytetin buzë Detit të Zi nga ku është me origjinë familja e tij. "Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia sioniste", shtoi Erdogan në fjalimin e tij.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu ‘i bindet’ Trump: S’do të sulmojmë më objektet energjetike iraniane! Irani po shqyrton vendosjen e tarifave për kalimet në Hormuz