Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur ditën e djeshme se planifikon të takohet me homologët e tij amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin, gjatë një vizite që do të zhvillojë këtë muaj në Paris.
Gjatë një konference të zhvilluar ditën e djeshme në Ankara, ai është shprehur se:
Një takim ndërkombëtar do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor në Paris, Trump gjithashtu do të marrë pjesë në të, dhe do të kemi mundësinë të takohemi ballë për ballë dhe të diskutojmë për çështje të ndryshme. Do të jetë e mundur të zhvilloj të njëjtin format të kimit edhe me Putin.
Recep Tayyip Erdogan