Presidenti Vuçiç ironizon protestën e opozitës: Para çdo fshati unë mund të mbledh më shumë njerëz

Një ditë pas protestës në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se do të ftojë qytetarët për bashkim dhe unitet në një tubim në Beograd më 19 prill, pasi sipas tij uniteti është i nevojshëm. Opozita në Serbi ka ftuar  të shtunën marshin protestues kundër presidentit Vuçiç, ku sipas opozitës, pritet të jetë më i madh deri më tani, por Vuccicc ka ironizuar protestën e opozitës duke thënë se para ccdo fshati mbledh më shumë persona.

“Nuk do të fshihemi më 19 prill. Nuk do të shëtisim nëpër rrugë, por do të qëndrojmë në një vend për të treguar se sa jemi”, tha Vuçiç për mediat vendase.

Opozita në Serbi ka ftuar  të shtunën marshin protestues kundër presidentit Vuçiç, ku sipas opozitës, pritet të jetë më i madh deri më tani. Presidenti Vuçiç tha se Aleanca për Serbinë nuk ka 10 % të mbështetjes së qytetarëve.

“Para çdo fshati unë mund të mbledh më shumë njerëz”, tha Vuçiç duke komentuar pjesëmarrjen, sipas tij, të ulët në protestat e opozitës.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiçit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë