Presidenti, Wammen: Politika
të justifikojë pritshmëritë tona
Ministri danez për Çështjet Evropiane, Nicolai Wammen është takuar sot me homologun e tij shqiptar, Haxhinasto. Në konferencën për shtyp ai tha se BE do e ndjekë me vëmendje zgjedhjen e presidentit të ri. Statusi? Tani fillon puna e vërtetë.
TIRANË - Ministri danez për Çështjet Evropiane, Nicolai Wammen, lidhur me zgjedhjet për presidentin e ri të vendit, theksoi se BE do e ndjekë me vëmendje procesin.
“Nëse më pyesni nëse do i ndjekim me vëmendje zgjedhjet për presidentin, sigurisht që do i ndjekim dhe kemi pritshmëri të mëdha dhe standarte të larta në lidhje me atë që do të ndodhë, ndaj bëhet fjalë për përgjegjshmëri të madhe për politikanët në Shqipëri. Ne presim që politikanët shqiptarë të justifikojnë këtë pritshmëri tonën”, tha ai gjatë takimit me ministrin e jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto.
24 MAJI, PROVA PËR SHQIPËRINËAi i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me marrjen e statusit kandidat.
“Shqipëria do të gjykohet në bazë të meritave të saj. Të keni një sistem zgjedhor, që të mbështetet në vlerat demokratike dhe të gëzojë besimin e të gjithë popullit për të garantuar një demokraci funksionale. Mesazhi i BE është shumë i qartë, 24 maji do të jetë prova e parë e këtij zhvillimi. Siç e ka theksuar zoti Fyle, edhe unë si kryetar i presidencës së radhës, e theksoj se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje për çështjet kryesore, pastaj puna do të vazhdojë me çështjet e tjera që lidhen me 12 kërkesat, në vjeshtë do të kemi procesin për progresin e shqipërisë. Është në dorë të Shqipërisë që të realizojë këtë përparim që BE pret të cilën ne do e shqyrtojmë në raportin e vjeshtës”, tha diplomati danez.
Sipas tij, reforma demokratike dhe përmirësimi i shtetit ligjor janë elementë thelbësorë.
“Tani fillon puna e vërtetë”, tha ai gjatë konferencës në Tiranë.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
26 Dhjetor, 17:52