Presidenti Zelensky i bën thirrje Kancelarit gjerman: Trego mbështetje të qartë për Ukrainën

Presidenti Zelensky i bën thirrje Kancelarit gjerman: Trego mbështetje të qartë për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz të tregojë mbështetje të qartë për Ukrainën.

Gjatë një interviste për televizionin gjerman “ZDF” Zelensky tha se Gjermania nuk duhet të përpiqet të balancojë interesin e saj midis Ukrainës dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë.

"Ne kemi nevojë nga kancelari Scholz për sigurinë se Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe qeveria e tij duhet të vendosin, nuk mund të ketë një shkëmbim ndërmjet Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë.", tha Zelensky.

Ka pasur disa spekulime që Kancelari gjerman Olaf Scholz këtë javë mund të udhëtojë për herë të parë drejt Kievit.


 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Rusët po përparojnë drejt Kharkivit! Zelensky kritikon vonesat e Berlinit për armët! Zelensky i kërkon perëndimit sisteme të armëve anti-raketë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'