Presidenti Zelensky legalizon përdorimin e kanabisit mjekësor në Ukrainë

Presidenti Zelensky legalizon përdorimin e kanabisit mjekësor në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Zelensky ka nënshkruar një projektligj që lejon përdorimin e kanabisit mjekësor në Ukrainë, legalizimi i kanabisit mjekësorë ka si qëllim që të ndihmojë ushtarët dhe civiliët nga çrregullime post-traumatike. Pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është shfaqur gjerësisht sindroma post-traumatike duke u kthyer në problem për popullatën ukrainase.

Projektligji  është miratuar me një votim prej 248 votash pro dhe 16 kundër nga parlamenti ukrainas që në dhjetor. Pas miratimit të ligjit pritet edhe hyrja në fuqi që kjo e fundit pritet të ndodhë pas 6 muajsh dhe ka si synim ”të rregullojë qarkullimin e bimëve të kërpit për qëllime mjekësore dhe industriale, (si dhe) aktivitete shkencore dhe shkencore-teknike në mënyrë që të zgjerohet qasja e pacientëve në trajtimin e nevojshëm të sëmundjeve onkologjike dhe çrregullimet e stresit post-traumatik të marra si rezultat i luftës”

"Produktet e para  pritet që të dalin në treg, ose në tremujorin e tretë ose tremujorin e katërt të këtij viti", këto ishin fjalët e Hanna Hlushchenko, e cila ka punuar me lobin ukrainas pro-marijuhanës.

Presidenti Zelensky e kishte promovuar masën për lehtësimin e dhimbjeve dhe të ankthit për qytetarët ukrainas dhe mbi të gjitha të ndjekë shembujt perëndimorë, tha ai vitin e kaluar në parlament.

“Të gjitha praktikat më të mira të botës, të gjitha politikat më efektive, të gjitha zgjidhjet, pavarësisht sa të vështira apo të pazakonta mund të na duken, duhet të zbatohen në Ukrainë”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen