Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës
dënojnë ashpër sulmin mbi EULEX-in
Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës kanë dënuar sot ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të Misionit të EULEX-it në Zveçan, ku si pasojë gjeti vdekjen një pjesëtar i EULEX-it.
KOSOVË - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi kanë dënuar sot ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në afërsi të Zveçanit, që la një të vdekur dhe dy të plagosur.
Presidentja Jahjaga deklaroi se "ky sulm ndaj EULEX-it është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues në kohën kur institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë pjekuri politike, duke u angazhuar të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës.
Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës. Sulmet e këtilla mbi praninë ndërkombëtare në Kosovë, në një periudhë të përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve komunale, që synojnë gjithëpërfshirjen, janë përpjekje për të krijuar klimë të pasigurisë dhe të frikës.
Kërkoj nga qytetarët vetëpërmbajtje dhe qetësi, me qëllim të krijimit të një klime të qetë në prag të zgjedhjeve, që do të mundësonte votim të lirë dhe të dinjitetshëm për secilin qytetar në çdo pjesë të Kosovës. Ftojmë organet e rendit dhe sigurisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe të ndërmarrin të gjitha hapat që kryesit e këtij sulmi të përballën me drejtësinë.
Sot i kam telefonuar shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt, për të shprehur ngushëllimet e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për vrasjen e kolegut të tyre,"- përunfodn deklarata e Jahjagës.
Po sot, edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka dënuar sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të Misionit të EULEX-it në Zveçan, ku si pasojë gjeti vdekjen një pjesëtar i EULEX-it.
Ai ka deklaruar se "ky sulm është një akt i shëmtuar dhe qyqar kundër sundimit të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës."
Thaçi ka kërkuar nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që ata që e kryen këtë akt të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59