Jozefina Topalli është ndër figurat më të spikatura në politikë, pasi është e para grua që ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit.Edhe pse është 55 vjeçe, Topalli shfaqet para publikut gjithmonë në formë.
Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë politike dhe siç ndodh përherë në situata të tilla, emra të vjetër politikanësh përfliten si figura që mund të çojnë drejt zgjidhjes së ngërçit.
Ashtu po ndodh edhe me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka qenë gjithmonë krahu i djathtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ditën e sotme Topalli ka publikuar një foto në Instagram ku shihet duke shëtitur dhe shijuar rrezet e diellit në bregdet.
Ajo që vihet re në komentet poshtë fotos së postuar nga Topalli është se shumica e quajnë atë "presidente e ardhshme të Shqipërisë" dhe "të denjë për të drejtuar vendin".
Nuk ka turp më të madh
PërgjigjuMos ja fusni kot. Nuk mundet nje personazh si kjo te jete presidente
Përgjigju