Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Krujë, ku është bërë edhe përurimi i një shkolle filloreje në Qerek, e rindërtuar me financime nga BE. Von der Leyen u fut nëpër klasa foli edhe me nxënësit aty, ndërsa e cilësoi ndërtimin e saj si simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes.
“Mirëmëngjesi të gjithëve. Doja të shikoja shkollën, por edhe kopshtin. Qenka e mrekullueshme të shohësh se çfarë është ndërtuar deri më tani. Mendoj që ky është një simbol i mirë i kësaj miqësie që ne kemi, mes BE dhe Shqipërisë, por do të jetë dhe simbol i të ardhmes”, tha Von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Von der Leyen në Tiranë: Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, ia kemi borxh rinisë shqiptare! Rama: BE është lodhshme, por duhet durim












