Von der Leyen në Tiranë: Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri, ia kemi borxh rinisë shqiptare! Rama: BE është lodhshme, por duhet durim

TIRANË- Turin e paralajmëruar të Ballkanit, presidentja e Komisionit Europian, e nisi me Tiranën. Ursula Von der Leyen erdhi së bashku me lajme shpresëdhënëse për një Shqipëri drejt familjes europiane, ku tha se Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë pritet të mbahet brenda këtij viti.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e vlerësoi Shqipërinë për reformat, duke deklaruar se tani është koha që Bashkimi Europain të mbajë fjalën e të veprojë, pasi këtë gjë ia ka borxh rinisë shqiptare. Ndërsa kreu i qeverisë solli në vëmendje premtimin e vazhdueshëm për çeljen e negociatave, Ku KE ka disa vite që jep rekomandime pozitive, por që gjithmonë del nga një arsye për të mos e lejura dhe këtë herë del bllokimin nga Bullgaria, që sipas Ramës ka marrë peng procesin.

Sa i përket nismës “Open Balkan”, Von der Leyen shprehu mbështetje të plotë, për sa kohë nuk del nga kornizat e procesit të Berlinit dhe siguron gjithpërfshirjen. Ndërsa Rama, sqaroi se kjo nismë, lindi si nevojë për përshpejtim të zhvillimit të Ballkanit dhe është vazhdimi i procesit të Berlinit, por thjeshte ecën me ritme më të shpjeta se ajo.

Gjatë vizitës së saj Von der Leyen u takua edhe me Presidentin Meta dhe mori pjesë në përurimin e një shkolle fillore në Qerek të Krujës, e rindërtuar me financime nga BE.

Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë vjen pas vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë, duke kërkuar nga BE të mbajë fjalën për integrimin e Rajonit. Po ashtu ku udhëtim i Von der Leyen vjen para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Rama: BE nuk zgjohet me mendjen si po ecën procesi i Berlinit sot në rajon! Ballkani i Hapur ka ritme më të shpejta

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se nisma 'Ballkani i Hapur' nuk konkurron procesin e Berlinit, por ecën me një ritëm më të shpejtë që i duhet rajonit.

"Ky nuk është një proces i dytë që konkurron me të parin, apo që aq më pak bien ndesh me të parin. Ballkani i hapur mund të quhet i 'zoti i nxjerr gomarin nga balta", procesi i Berlinit është iniciuar nga Merkel dhe përqafuar nga BE dhe KE, por nuk ecën dot me ritmi që ne duam. Procesin e  Berlinin e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë që kanë njëmijë halle të tera dhe nuk cohën me mendjen si eci procesi i Berlinit sot në Ballkan. Për këtë arsye na duhet që të marrim përsipër ta shtyjmë këtë projekt përpara dhe të heqim muret e barrierave tarifore pasi nuk e vij qeveria gjermane apo franceze si do trajtohen perimet apo frutat në kufijtë e Ballkanit", tha Rama.

Ora 12:40
‘Open Balkan’, Von der Leyen: Mbështesim çdo iniciativë gjithëpërfshirëse dhe pjesë e procesit të Berlinit

 

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e pyetur nëse  ‘Open Balkan’ është një mënyrë për të stabilizuar Rajonin tha procesi i Berilinit është kuadi që ato përdorin për 6 vendet e Rajonit. Von der Leyen tha se çfarëdo iniciative që është brenda procesit të Berilinit mirëpritet prej nesh.

‘Mendoj se po të shikojmë ecurinë ekonomike si dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, që të 6 vendet e Rajonit, nga të cilat do të përfitojnë. Kjo është ajo që po shohim në rajon çfarëdo inicitive që është brenda procesit të Berlinit mirëpritet prej nesh, ne duam një proces të hapur gjithë përfshirës që i shtyn të gjithë të jenë pjesëmarrës dhe thellon eshë marrëdhëniet ekonomike të vendeve të Rajonit.’- tha Von der Leyen.

Ora 12:33
Von der Leyen: Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Presidentja e KE,  Von der Leyen tha se synimi i saj është që brenda këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për BE dhe Shqipërinë.

"Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj konference të parë qeveritare dhe ritheksoj se ju i keni bërë detyrat tuaja. Ne do të bëjmë gjithçka që të kërcejmë ato vështirësi e pengesa. Shpresoj që ne të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të 2021. Ky është synimi im", tha ajo.

Ora 12:25
Ursula von der Leyen: Do investojmë 600 mln euro në Shqipëri, do të punojmë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe hidrocentralit të Fierzës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, tha se BE do të investojë këtë vit 600 mln euro.

‘Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellim më shumë investime. Tanimë kemi investuar 500 mln euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 mln të tjera.'Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. - tha presidentja e KE-së

Ora 12:22
Ursula von der Leyen: Shqipëria i ka kryer detyrat, tani BE të veprojë! Ky është borxh që ia kemi rinisë shqiptare

Presidentja e KE, Ursula Von der Lyen tha se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se ajo i ka bërë detyrat. Von der Lyen tha se tani është koha e BE të veproj pasi këtë ia ka borxh rinisë shqiptare.

"Do kisha dashur shumë që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tillë. Ky është një simbol i miqësisë, i bashkëpunimit dhe i të ardhmes tonë të përbashkët. Ne kemi parë të ardhmen, vajzat , djemtë dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE, ne kemi miq dhe partnerë dhe ne duam që të bashkëpunojmë. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptarë që besojnë tek BE dhe e shikojnë vetën si qytetarë të ardhshëm të BE", tha Von der Lyen  

Ora 12:18
Çelja e negociatave, Rama: KE ka disa vite që jep rekomandim pozitiv, Bullgaria ka marrë peng procesin

 

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, falënderoi presidenten për punën që ka bërë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Rama tha se KE ka disa vite që na jep rekomandim pozitiv, por duhet konsensus mes vendeve të BE-së pasi po nuk ranë dakord 27 vende njëri mund të bllokojë procesin.

‘Komisioni Europian ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, komisioni është i rreptë por është dhe i parashikueshëm, pasi bazohet në fakte e prova e në raportime që realizohen në përmbushjen politike të detyrave. Duhet konsensus, po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar siç ndodh me Bullgarinë që ka marrë peng procesin dhe mua s’më ngelet gjë tjetër veçse të falënderoj presidenten për punën që po bën në këtë situatë.

Kemi folur edhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal, dihet se Von der Leyen është një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Merkel, e cila nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye presidentja e njeh mirë procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë aspekt në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor kemi diskutuar për të gjitha, e njohja e Kosovës kërkon dialog kërkon bashkëpunim e besim reciprok mes palëve.’- tha Rama.

Ora 12:13
Rama: Von der Lyen avokate e palëkundur e integrimit të rajonit, BE është lodhshme, por duhet durim

Kryeministri Edi Rama në konferencë me presidentin e KE, Ursula Von der Lyen, foli për integrimin e  Shqipërisë në BE, ku tha se me BE duhet të tregohet durim, pasi edhe pse i kemi bërë detyrat ata nuk po bëjnë detyrën e tyre duke u treguar të lodhshëm.  Ai vlerësoi mbështetjen e Von der Lyen për integrimin e Ballkanit në BE.

 "Ja ku jemi sot këtu, kjo është një prej 16 shkollave të ndërtuara me fondet e Konferencës së Donatorëve dhe posaçërisht nga fondit i KE dhe kjo është vetëm 1/4 e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në proces ndërtimi me këtë program. këtu jemi në një vend që është një dëshmi e gjallë e solidaritetit dhe e frymës së bashkëpunimi dhe miqësisë me marrëdhënies me BE. Kjo është  një arsye e dukshme dhe  e prekshme për të mos humbur durimin me BE , që është vërtet i lodhshëm në një aspekt që e dimë shumë mirë, por që është një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve dhe shoqërive që bëjnë pjesë në këtë kontinent të bekuar. Kemi folur edhe për integrimin, kemi folur për situatën absurde që ndodhe Shqipëria në këtë moment si rezultat i vetos së bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriu, si një pengmarrje , ku vendet i kanë kryer të gjitha detyrat. Von der Lyen është një avokat e palëkundur e procesit dhe është një ndër ata që janë të bindur për natyrën strategjike të Ballkanit Perëndimor në BE", tha Rama.

Ora 11:48
Presidentja e KE mbërrin në shkollën në Qerek të Krujës: Ndërtimi i saj është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Krujë, ku është bërë edhe  përurimi i një shkolle filloreje në Qerek, e rindërtuar me financime nga BE. Von der Leyen u fut nëpër klasa  foli edhe me nxënësit aty, ndërsa e cilësoi ndërtimin e saj si  simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Doja të shikoja shkollën, por edhe kopshtin. Qenka e mrekullueshme të shohësh se çfarë është ndërtuar deri më tani. Mendoj që ky është një simbol i mirë i kësaj miqësie që ne kemi, mes BE dhe Shqipërisë, por do të jetë dhe simbol i të ardhmes”, tha Von der Leyen.

Ora 10:09
Vizita në Tiranë, Von der Leyen: Me Reformën në Drejtësi, Shqipëria ka bërë hapa përpara, tani koha që BE të veprojë

Pas mbërritjes në Tiranë, presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen në një shkrim në mediat sociale thotë se KE i qëndron fort angazhimin për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Von der Leyen shkruan me tej se me përparimin e Reformës në Drejtësi, vendi ynë ka bërë arritje të qarta dhe se BE duhet të bëjë pjesën e vet tani.

‘E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në Reformën në Drejtësi, Shqipëria ka bërë arritje të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë pjesën e vet gjithashtu.’- shkruan Von der Leyen.

 

Ora 08:29
Presidentja e KE-së viziton 6 vendet e Ballkanit Perëndimor: Mesazhi im është i qartë, ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Presidentja  e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen nis sot nga Tirana vizitën me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen thotë se mesazhi i saj është i qartë se ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

‘Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ne po përgatitemi tani:

Duke kapërcyer COVID, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.’- shkruan presidentja e KE-së.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 28/09/2021 19:04

    O populli im, ky km psajko nuk punon për popullin shqiptar por për serbin e madhe, pik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar