Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen viziton Tiranën më 28 shtator: Anëtarësimin e Ballkanit ia kemi detyrim të rinjve që besojnë të ardhmen europiane

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen viziton Tiranën më 28 shtator: Anëtarësimin e Ballkanit ia kemi detyrim të rinjve që besojnë të ardhmen europiane

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Lajmi u bë me dije nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca, pasi Presidentja e KE njoftoi nisjen e një turi në Ballkanin Perëndimor në fund të këtij muaji.

"Presidentja Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres!", shkruan Soreca.

Në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian para Parlamentit të BE -së, Von der Leyen theksoi edhe njëherë mbështetjen e saj për inegrimin e Rajonit në BE, duke thënë se është një detyrim për të rinjtë që besojnë në ëndrrën europiane.

 Sipas Presidentes së KE, BE dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku.

"Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e pranimit. Ne ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve. Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE.  Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit.  Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në” deklaroi ajo.

Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë vjen pas vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë, duke kërkuar nga BE të mbajë fjalën për integrimin e Rajonit.

Po ashtu ku udhëtim i Von der Leyen vjen para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja