Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga duket se së shpejti do të bëhet nënë. Dyshimet për shtatzëninë e saj kanë lindur nga shtimi në peshë i presidentes Jahjaga. Ndërkaq persona pranë kabinetit të saj kanë thënë për KosovaOnline se, “Presidentes tashmë ka nisur t’i vërehet rritja e barkut”.
Në fakt, një lajm për shtatzëninë e saj, e ka bërë publike disa ditë më pare në Facebook, edhe pretenduesi për postin e presidentit të Kosovës, Seremb Gjergji.
Ai ka shkruar se, “ presidentja tanimë ka hyrë në muajin e tretë të shtatzanisë së saj”. Presidentja Atifete Jahjaga është e martuar me stomatologun Astrit Kuçi dhe ende nuk kanë fëmijë.

(SU/shqiptarja.com)