/ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nis sot për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takojë Papa Françeskun në një audiencë private.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Jahjaga shkruan se "rrugës për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve. Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia".
/Shqiptarja.com