Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që më 1 nëntor të vizitojë Beogradin.
Presidentes Atifete Jahjaga, para disa ditësh i ka ardhur ftesa që të marrë pjesë në një takim të organizuar në kryeqendrën serbe, nga Komisioni Evropian, që quhet Komisioni Trelateral, raporton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se ftesa është bërë dhe se tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga, të shkojë në Serbi, por sipas Vllahiut, ende nuk ka vendim zyrtar.
Mësohet se në takim janë të ftuar kryeministri serb Aleksander Vuqiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas zëdhënësit Vllahiu, ftesa për vizitën në Beograd është bërë në emër të Presidentes së Republikës se Kosovës, raporton Klan Kosova.
/Shqiptarja.com