Presidentja Jahjaga vizitoi
nxënësit e lënduar dje në Pejë

Presidentja Jahjaga vizitoi<br />nxënësit e lënduar dje në Pejë
KOSOVE - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi mbrëmjen e djeshme Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku u interesua për shëndetin e nxënësve të shkollave të Pejës, të cilët morën lëndime gjatë një koncerti humanitar, që u mbajt në Qendrën Sportive "Karagaç" të Pejës.

Mjekët kujdestarë në QKUK e informuan Presidenten për gjendjen e pacientëve dhe për trajtimin e tyre, duke theksuar se gjendja e tyre është e rëndë, por e qëndrueshme dhe se atyre po u jepet gjithë trajtimi përkatës dhe ndihma e nevojshme mjekësore. Presidentja Jahjaga shprehu urimet për shërimin e të lënduarve dhe për kthimin sa më të shpejtë pranë familjeve të tyre.

Në Pejë, dje, 28 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët ishin pjesëmarrës në një koncert humanitar, janë lënduar në një incident, i cili ka ndodhur në palestrën e sportit të këtij qyteti, ku po mbahej koncerti.

Drejtori i spitalit në Pejë, Skënder Dreshaj, konfirmoi se nxënësit kanë lëndime, por gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Mësohet se lëndimet kanë ndodhur pasi mbi trupat e tyre ranë mbajtëse e hekurta të shkallëve në sallën e sporteve "Karagaç.

Marrë nga ATSH
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve