Presidentja Jahjaga viziton Brukselin

Presidentja Jahjaga viziton Brukselin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke qëndruar në Bruksel, ku po takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Gjatë pasdites, ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, i cili tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, dhe se dialogu është zgjidhja e vetme për progresin e veriut. 

Presidentja e Kosovës foli edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke rikujtuar se gjatë procesit në fjalë janë arritur shtatë marrëveshje ndërmjet palëve. Megjithatë, ajo shprehu pakënaqësitë e autoriteteve kosovare kur bëhet fjalë për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.


Bashkimi Evropian do të jetë i përkushtuar për perspektivën evropiane të Kosovës, ndërsa rezultatet e fundit janë inkurajuese dhe dëshmojnë se Kosova po ecën rrugës së duhur. Kështu ka deklaruar presidenti i BE-së, Herman Von Rompi. Ai i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për media, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila kërkoi nga BE-ja monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete