Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç ka vizituar qytetin e Beratit e shoqëruar nga homologu shqiptar Ilir Meta. Qytet, i cili e ka nderuar me titullin qytetare nderi me motivacionin “Model i frymëzimit të humanizmit dhe përfaqësuese e një populli mik që vlerëson kontributin e shqiptarëve për lirinë dhe tolerancën” .

Në fjalën e saj presidentja kroate është shprehur se nuk mund të kishte zgjedhur vend më të mirë për t’u nderuar sesa qyteti i mbrojtur nga UNESCO.

Është kënaqësi e veçantë për mua që të më jepet titulli qytetare nderi e Beratit një ceremoni shumë e gezueshme për mua. Berati është vërtetë një thesar i çmuar një thesar i mbrojtur nga trashëgimia kulturore e UNESCO-s. Nuk mund të kisha zgjedhur një vend më të mirë për t’u nderuar se sa si ky i UNESCO-S. Ne do t’ju mbështesim për të hapur negociatat për Shqipërinë.

Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidente kroate

Ndërsa në fjalën e tij presidenti Meta është shprehur se pas nderimit qytetare nderi të presidentes kroate, qyteti do të duket edhe më i bukur.

Tani Berati do të duket edhe më i bukur. Ju po nderoni një personalitet të shquar të një vendi jashtëzakonisht të dashur dhe të shtrenjtë për shqiptarët. Kroacia është një vend shumë i dashur për ne. Tani Kroacia është bërë vendi më i dashur për arsye të futbollit duke bërë krenar jo vetëm kroatët por edhe të gjithë shqiptarët.  Shqiptarët që jetojnë në Kroaci ndihen si në shtëpinë e tyre dhe kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë aq shumë sa edhe vetë kroatët e lindur atje.

Ilir Meta, presidenti shqiptar

Pas ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Beratit, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka vizituar pikat turistike të qytetit duke mos harruar të shkrepë edhe disa foto.

(Kolinda Grabar-Kitaroviç gjatë vizitës në Berat)

(Kolinda Grabar-Kitaroviç gjatë vizitës në Berat)