Presidentja kthen Kodin Penal

Presidentja kthen Kodin Penal
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kthyer Kodin Penal, të miratuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Arsye të kthimit të Kodit të ri Penal janë kundërshtimet e fuqishme të gazetarëve, medieve dhe institucioneve ndërkombëtare ndaj neneve 37 dhe 38, të cilat rrezikojnë lirinë e shtypit në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Për shkak të këtyre neneve gazetarët e Kosovës protestuan në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kur të gjitha mediet e vendit bojkotuan punën e institucionet qendrore. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka mirëpritur vendimin e presidentes dhe i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të respektojë kërkesat e gazetarëve dhe vërejtjet institucioneve profesionale ndërkombëtare.

Bazuar në kompetencat e Presidentes së Republikës së Kosovës, sipas nenit 84 pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal u mor pasi u vlerësua se neni 37 dhe neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me nenin 40 dhe nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve si dhe me nenin 22, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe protokollet e saj, thuhet në njoftimin lëshuar nga Presidenca.
/rg/shqiparja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/  Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë