PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi sot shpalljen e Ligjit nr. 04/L-209, për Amnistinë. Ligji u miratua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 11 korrik 2013.
"Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi shpalljen e Ligjit nr. 04/L-209, për Amnistinë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më datë 11 korrik 2013 dhe të pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më datë 12 shtator 2013.E mërkurë, 18 shtator 2013Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 80, pika 2 dhe në nenin 84, pika 5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. "- thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës së Kosovës.
Ligji për amnisti është një prej kushteve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel më 19 prill.
Ligji për Aministinë u miratua nga Kuvendi i Kosovës, më 11 korrik, me 90 vota pro dhe me 17 kundër. Tetë ditë më pas deputetët e Vetëvendosjes, të mbështetur edhe nga deputetë të Lëvizjes për Bashkim dërguan ligjin në Gjykatë Kushtetuese.
Sipas Vetëvendosjes, me miratimin e Ligjit ishin shkelur neni 31, 32. dhe 24 të Kushtetutës, nene që flasin për gjykim të drejtë, të drejtën e palëve për t'u ankuar dhe barazinë para ligjit
Sipas qeverisë ligji mbi amnistinë synonte të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veriun e Kosovës.
Disa ekspertë vlerësonin se ligji do të krijojë hapësirë për amnistim të veprave të rënda që sipas tyre nuk duhet të amnistohen.
Më 3 shtator Gjykata konstatoi se ligji për Amnistinë ishtë në përputhje me Kushtetutën, përveç disa neneve të cilat ishin larguar nga aty.
Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com