Presidentja në detyrë e Kosovës, takim me kreun e PD/ Osmani: Shqipëria të dënojë gjenocidin serb! Basha: Sa të vijmë në pushtet heqim traun në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, gjithashtu edhe kryeparlamentare, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë është pritur edhe nga kreu i Partisë Demomratike, Lulzim Basha.  Pas takimit Basha dhe Osmani patën nga një deklaratë për shtyp.

Në fjalën e tij Basha ka deklaruar se gjatë bisedës me znj. Osmani është diskutuar domosdoshmëria e unifikimit të qëndrimeve Kosovë - Shqipëri

"Jam krenar që kemi bërë gjithçka për pavarësinë dhe njohjet e Kosovës. Kosova dhe populli i saj janë në këto momente të vështira pa mbështetjen e duhur nga Shqipëria. Kuvendi të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë. Historia s'mund të shkruhet nga agresorët. Liria s'mund të nëpërkëmbet nga ata që nderojnë agresorin. Mbështesim fuqimisht dialogun Serbi - Kosovë për njohjen finale. Çështja 2, nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare mes nesh. Një nga vendimet e para të qeverisë time do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit dhe Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratoje rezolutën për dënimin e gjenocidit serb. ", ka thënë Basha.

Vjosa Osmani në fjalën e saj bëri thirrje edhe një herë që Shqipëria dhe Kosova të rrisin bashkëpunimin e sinqertë.

"Si kryetare e Kuvendit dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentit është detyra ime parësore që të paraqes kërkesat legjitime të qytetarëve të Kosovës, të kërkoj atë që ata e kërkojnë natyrshëm, bashkëpunimin e sinqertë, të mos ketë barrierë apo keqkuptim, të punojnë të gjithë bashkërisht, Të mos harrojmë që jemi shqiptarë. Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë të punojmë bashkërisht që flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të valëviten në institucione ndërkombëtare. Jemi dy shtete të pavarura dhe sovrane por jemi një shpirt i pamposhtur dhe si të tillë duhet të punojmë para botës.  Shqpëria të jetë shteti i dytë pas Kosovës që të dënojë gjenocidin serb, kjo nuk duhet ta hasë në vonëse dhe pikëpyetje.

Është e domosdoshme që sa i përket krimeve të llahtarshme që Serbia ka kryer në Kosovë t'i dënojmë bashkërisht dhe me një zë të qartë dhe pas asnjë pikëpyetje. Në të vërtetë nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovës.  Ne jemi gjallë si popull, i kemi shpëtuar këtij qëllimi për shkak të luftës së drejtë që ka bërë UÇK, por edhe për shkak se Shqipëria na ka qëndruar në krah, por edhe për shkak se fuqitë më të mëdha botërore ishin dhe janë me ne.  Ashtu si në të kaluarën të veprojmë dhe të flasim me një zë edhe më të fuqishëm tani.  Serbia po tenton ta falsifikojë historinë, e cila ka ndodhur në sy të gjithë votës., Ne nuk e kemi nevojë ta ekzagjerojmë atë që ka ndodhur sepse ashtu siç ndodhi ishte e paimagjinueshme nga një njeri normal", tha ndër të tjera Osmani.

 

VIDEO/Konferenca e plotë

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 18/12/2020 23:48

    KETA nga kosova na vijne e na bejne te mencurin ketu a thua se ja kemi borxh,,,,,,enveri paska qene burre zotni qe ju ka futur te gjalle ne dhe keta kosovare pisa...

    Përgjigju
  • Jani: 18/12/2020 19:09

    Taksa e rruges duhet per te mirembajtur rrugen,,,,askush nuk e heq me ate takse,,,eshte ne te miren e shqiperise,e gjithe europa me taksa i ka autostradat....dhe ti kurva saliut kurre nuk do hipesh ne pushtet sepse i ke duart me gjakun e popullit shqiptar..dhe ke vjedhur ..

    Përgjigju
  • Emigrant: 18/12/2020 14:12

    Sa per te ardhur keq esht kerkojn drejtesi per te vraret e debuarit ne kosov njera i akuzohet i jati qe ka bashkpunuar me serbin dhe tjetri ka mbush dosjet kundra luftetarve te uck ketij muhabet ca i thojn

    Përgjigju
  • Haha: 18/12/2020 13:42

    Basha Karminister? Me 36 Gusht kur te piqen rrushte edhe pi nuk u poqe kur te behet prifti gomar.... hahahahaa bole jandari vec enderron duke fjetur gjith diten.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 18/12/2020 13:32

    O Bashe lamashi po kete temin kur do ta heqesh?

    Përgjigju
  • Endri: 18/12/2020 13:09

    Jeni mbledhur te gjithe plehrat bashke. Ti KM do behesh kur te shohesh veshet pa pasqyre

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 18/12/2020 12:26

    Bashkepunimi eshte koncept qe bart reciprocitetin dhe barazine. Ju ,politikanet kosovare e keni shkelur.sot beni deklarime me kerkese per denimin e genocidit serb ,me lulin,ate dhe ata qe ai perfaqson,qe ushqyen makinen serbe per genocid.me ata qe mbuluar genocidin serb ,duke e shnderruar ne genocid shqiptar,genocid te uck ndaj popullit serb.ju me cilin jeni?derisa mbeshteteni nga luli dhe kerkoni ndihmen e bashkepuntoreve te serbise ne genocidin serb,me lind e drejta te te pyes:-me ke je,me genocidin serb apo me genocidin shqiptar.fakti qe nuk the dy fjale per herojte e uck qe jane,qe shkojne e vine ne hage me jep te dyshoj ,qe ti je me termin genocid shqiptar kunder serbise.deklarimet qe ben vetem duan te lajne mutin me shurre.ti nuk ke ardhe ne shqiperi per bashkepunim ,por per percarje.si ne 1992,si ne 1997,si ne 1998.Ju mbeteni sic kane qene paraardhesi tuaj ,sherbetore te serbise. Kuvendi i shqiperise ka nje mal me deklarata kunder genocidit serb.po keshtu edhe qeveria.asnje politikan kosovar apo shqiptar,vec edi rames nuk ka perplasur ceshtjen ne beograd,sy me sy.dhe ju perseri i thoni sherbetor te vucici.e cmund te presim nga ju?ajo qe quhet minishengen ju kerkon ne tavoline,te gjukoni te barabarte dhe me pergjegjesi.e comune te presim kur ju nenvleftesoni kosoven?e vini ate ne opozite jo te barabarte sipas konceptit tuaj"beheni ju dhe te shohim ne"ju nuk mund te uleni ti vendosni gjerat si te barabarte,si shtet i pavarur qe jeni? Atehere ,ne cilin grazie ha byk kali te,zonja organi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale